Ilir Meta nis takimet me zyrtarë të lartë amerikan

Shqipëria

Ilir Meta nis takimet me zyrtarë të lartë amerikan

Më: 19 janar 2017 Në ora: 09:52
Ilir Meta dhe William Brownfield

Gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, është pritur në një takim në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Ndihmës/Sekretari i Shtetit, William Brownfield. Meta dhe Brownfield diskutuan për forcimin e bashkëpunimit të mëtejshëm për reformën në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar. Broënfield vlerësoi hapat madhore të ndërmarra për reformën në drejtësi në vendin tonë si dhe përgëzoi kreun e Kuvendit Meta për konsensusin e arritur në miratimin e reformës. Në fund të takimit, Ndihmës Sekretari i Shtetit, Ambasadori Brownfield dhe Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta dhanë një prononcim të përbashkët për shtyp.

“Në përfundim të këtij takimi me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, z. Meta më duhet të them se Departamenti i Shtetit, veçanërisht zyra e forcimit të ligjit, ndjehet shumë krenare për bashkëpunimin midis dy qeverive tona, duke mbështetur reformën në drejtësi në Shqipëri, miratimin e ligjeve të reja apo reforma kushtetuese. Dhe ne presim bashkëpunim të mëtejshëm edhe në fazën e implementimit të reformave, në mënyrë që të mund të punojmë së bashku edhe në vazhdim për të siguruar institucione të forta, që janë të afta të garantojnë demokracinë, sigurinë dhe prosperitetin për popullin shqiptar”, tha zyrtari amerikan. Kreu i Kuvendit Meta do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump, që do të zhvillohet me 20 janar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat