Gjiknuri në Singapor fton investitorët në Shqipëri

Shqipëria

Gjiknuri në Singapor fton investitorët në Shqipëri

Më: 19 janar 2017 Në ora: 11:15
Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri

Pjesë e delegacionit që shoqëron kryeministrin Rama në Singapor, ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri i ka kërkuar investitorëve të vijnë në Shqipëri, duke renditur edhe arritjet në fushën e energjisë dhe kërkimit të naftës dhe gazit.

Gjiknuri tha se Shqipëria vazhdon të jetë vend importues neto dhe konsumi vjen gjithnjë dhe në rritje. “Gjithsesi, ne kemi shumë potenciale për tu shfrytëzuar edhe në shtimin e burimeve të reja hidro. Kemi gjetur format e duhura për të nxitur edhe investimet në këtë fushë. 

Por, duke qenë se jemi 100% të varur nga burimet hidrike, ne po promovojmë edhe burimet e tjera alternative të energjisë. Kemi miratuar tashmë një plan për të incentivuar investimet për gjenerim energjie nga dielli dhe nga era”, theksoi ministri Gjiknuri.

Ministri Gjiknuri tha se me interes sipas tij është kërkimi i mineralit të nikelit ku vlerësohet se ka rezerva të konsiderueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat