Nisin hetimet - Vlorë, bllokohet një gomone me dy shtetas italianë në bord

Shqipëria

Nisin hetimet - Vlorë, bllokohet një gomone me dy shtetas italianë në bord

Më: 21 janar 2017 Në ora: 09:53
Gomonia

Policia Kufitare e Vlorës ka bllokuar një gomone me dy shtetas italianë në bord.

Gomonia vinte nga Italia dhe mjeti është bllokuar në afërsi të Porto Palermos në Himarë, rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm (21 Janar 2017)

Gomonia e fuqishme dyshohej se do të përdorej për transport të lëndëve narkotike.

Operacioni është kryer  si bashkëpunim i forcave Delta dhe Drejtoria e Policisë e Vlorës të cilët po kontrollojnë territorin.

Shtetasit italianë, njëri nga Brindizi dhe tjetri nga Bari janë të moshës 34 dhe 31 vjeç. Momentalisht nuk dihet identiteti i tyre. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat