21 janari, dy padi në Strasburg

Shqipëria

21 janari, dy padi në Strasburg

Më: 21 janar 2017 Në ora: 15:03
21 janari

?Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka nisur shqyrtimin e dy padive që lidhen me vrasjen e katër protestuesëve në Tiranë.

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë njoftoi se vitin e kaluar, Gjykata e Strasburgut nisi zyrtarisht gjykimin për një padi të ngritur që në vitin 2012 nga familjarët e viktimave të 21 Janarit.

Veç kësaj, pak javë më parë kjo gjykatë ka regjistruar edhe një padi tjetër të këtyre familjeve, e cila godet mënyrën e hetimit dhe të gjykimit në procesin penal të zhvilluar në Shqipëri.

Ndërkohë, Fondacioni e ka cilësuar si një vendim të mirëpritur disbursimin pak ditë më parë të 160 milionë lekëvë nga Qeveria për të dëmshpërblyer familjarët e viktimave të 21 Janarit, sipas vendimeve të Gjykatës Administrative.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat