Duan të afërmin e tyre në burg: Futeni brenda, edhe ai është vrasës!

Shqipëria

Duan të afërmin e tyre në burg: Futeni brenda, edhe ai është vrasës!

Më: 21 janar 2017 Në ora: 19:42
Të afërmit dhe familjarët e Armand Rrapaj

Të afërm dhe familjarë të Armand Rrapaj, i vrarë në Vlorë katër ditë më parë, i kanë kërkuar policisë që të arrestojë edhe vëllanë tjetër, duke dyshyar se edhe ai ishte pjesëmarrës në krim.

Elmaz Rexhepi kërkon që vajza e tij 13-vjeçare të merret si dëshmitare në krimin që kreu bashkëshorti i saj. Anëtarë të komunitetit rom lejojnë martesa edhe nën moshë, pasi nuk regjiostrohen në zyrat e gjendjes civile. 

“Gabim ka bërë policia që e ka nxjerrë atë nga burgu. Sepse ai e ka shkaktuar sherrin, po të mos kishte ardhur ai sherr nuk do të kishte”, thotë Rexhepi. 

Një tjetër dëshmitar okular në krim, vjehrra e vëllait të viktimës deklaroi për mediat se të dy vëllezërit morën pjesë në krim. 

“Më vijnë dhëndri i burrit me gjithë çupën. Ishte ora 7:30 dhe ishim në gjumë. Vijnë dhe trokasin dhe më thonë se të kemi rrahur dhëndrin. Për çfarë e keni rrahur, i pyesim. I kemi nxjerrë sytë, tha”, tregon Rajmonda Nurçe. 

Të martën e kaluar, në një përleshje me thika humbi jetën 22-vjeçari Armando Rrapaj. Policia arrestoi dy vëllezërit Novruz dhe Klevis Merkaj si të dyshuar për ngjarjen, por njëri prej tyre u la i lirë më vonë, pasi krimin, sipas hetimeve, e kishte kryer vetëm një prej vëllezërve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat