Vrasjet e 21 janarit, Strasburgu shqyrton dy padi të familjarëve

Shqipëria

Vrasjet e 21 janarit, Strasburgu shqyrton dy padi të familjarëve

Më: 22 janar 2017 Në ora: 09:08
Ilustrim

Kanë kaluar gjashtë vite dhe ende nuk ka një përfundim historia e 21 janarit, ku kanë humbur jetën katër protes tues. Tashmë në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, po shqyrtohen dy padi për jetët e marra në vitin 2011, para godinës së kryeministrisë. Gjykata e Strasburgut nisi zyrtarisht gjykimin për një padi të ngritur që në vitin 2012 nga familjarët e viktimave të 21 Janarit. Veç kësaj, pak javë më parë kjo gjykatë ka regjistruar edhe një padi tjetër të këtyre familjeve, e cila godet mënyrën e hetimit dhe të gjykimit në procesin penal të zhvilluar në Shqipëri. Paditë Më 5 dhjetor 2012, familjarët e viktimave të 21 Janarit iu drejtuan Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, me një kërkesë për konstatimin e shkeljes së procedurave të gjykimit të dosjes nga gjykatat shqiptare. Kërkesa u nënshkrua nga Ana Veizi, Klajdi Veizi, Çaush Veizi dhe Zabit Deda. Ana dhe Klajdi Veizi, fëmijët e të ndjerit Ziver Veizit, i vrarë në 21 Janar 2011, kërkuan që të ishin pjesë e procesit gjyqësor për 21 Janarin, por kjo kërkesë nuk u pranua nga Gjykata e Tiranës.

Pas refuzimit të Gjykatës së Tiranës, ata iu drejtuan Gjykatës së Strasburgut për shkelje të anës procedurale të nenit 2 dhe nenit 13 të KEDNJ. Ana dhe Klajdi Veizi patën dorëzuar në Gjykatën e Tiranës, kërkesën në kohën e duhur, duke paguar dhe një pjesë të taksës së padisë. Pamundësia e tyre për paguar të gjithë vlerën, që do të korrespondonte 3 për qind të vlerës së padisë, i mjaftoi seksionit penal të Gjykatës së Tiranës, që t’u mohonte të miturve aksesin në drejtësi. Gjithsesi, kërkesa nuk konsiston vetëm në mohimin e aksesit në proces, por edhe në gjykimin e njëanshëm. Për këtë arsye Strasburgu ka ftuar qeverinë shqiptare që të japë një informacion të detajuar mbi çështjen e 21 Janarit, konkretisht për hetimet e prokurorisë dhe procedurat penale të ndjekura nga gjykatat. Ndërkaq, përpos kostos morale dhe politike, vendimi i Gjykatës së Strasburgut për 21 Janarin, mund të ketë edhe një kosto financiare për shtetin shqiptar.

I ndjeri Ziver Veizi Në fshatin Zenelaj në Gjirokastër, është përkujtuar 6-vjetori i ngjarjes së 21 Janarit. Familjarë dhe banorë të fshatit kanë vendosur kurora me lule në var rin e të ndjerit Ziver Veizi, protestuesi i vrarë më 21 janar 2011. Familjarët e pranishëm në ceremoni i kanë bërë ed he një herë apel drejtësisë për gjetjen e autorëve. “Pa fjalë kemi ngelur. Nga kush të presim drejtësi? Drejtësia është të gjejmë kush e vrau, të dënohet, të marrë ndëshkimin. Mua më duket sikur është dënuar ky që vdiq, është dënuar ky me vdekje. E kishte ky fajin mbase”, është shprehur motra e tij, Vera Veizi. Pak ditë më parë, qeveria shqiptare miratoi një fond të posaçëm për katër familjet e të vrarëve në protesta. Për ta janë akorduar 160 milionë lekë, teksa dhe një herë është premtuar rihapja e procesit në gjykatat shqiptare.

Ngjarja

Gjashtë vjet më parë, vrasjet përg jakën protestën më të madhe të opozitës së asaj kohe, të drejtuar nga Partia Socialiste. Teksa njerëzit ishin tubuar prej disa orësh para kryeministrisë, e madje disa sapo kishin nisur të ktheheshin, forcat speciale të Gardës së Republikës qëlluan mbi turmën me plumba të vërtetë. I pari u vra Ziver Veizi që ndodhej pranë portës së hekurit. Pas tij, Hekuran Deda e Faik Myr taj. I shtrirë në bulevard, i pajetë, mbeti edhe Aleks Nika. Që të katërt, të pa armatosur, duke protestuar paqësisht. Kaosi përfshiu bulevar din, teksa askush nuk besonte se trupat qeveritare që mbronin ish kryeministrin Berisha në zyrën e tij, do të qëllonin drejt njerëzve.

6 vjet nga “21 Janari”, Rama pritje dhe drekë me familjarët e viktimave

Si çdo vit tjetër, edhe dje është përkujtuar përvjetori i gjashtë i demonstratës së 21 Janarit të vitit 2011, ku humbën jetën katër persona. Kryeministri Edi Rama u shpreh ditën e djeshme se drejtësia për katër vrasjet në bulevard është më afër se kurrë dhe kjo falë Reformës në Drejtësi. “21 Janari është një nga ato momentet në historinë e një vendi që krijojnë një peng dhe që nuk janë asnjëherë të lehta për t’u zbardhur dhe për të çliruar pengun që krijojnë, por pa as më të voglin ndryshim. Sot, falë procesit të Reformës në Drejtësi, drejtësia për 21 Janarin është më afër dhe marrja e drejtësisë është një opsion shumë më realist seç ishte”, është shprehur Kryeministri. Duke folur në takimin e organizuar në Pallatin e Brigadave me familjarët e viktimave, Kryeministri tha se pikërisht kjo ngjarje tragjike ishte motivi më i madh që e shtyu atë personalisht dhe mazhorancën në ndërmarrjen e Reformës në Drejtësi. “Është fakt i padiskutueshëm se vrasjet e 21 Janarit dhe viktimat e pafajshme të plumbave të shtetit u bënë nxitja më e fortë mes shumë nxitjeve, arsyeja më e fortë për të ndërmarrë në reformën më të thellë dhe më transformuese të drejtësisë në këtë vend prej 25 vjetësh.

21 Janari ka qenë një motiv dhe mbetet një motiv i patjetërsueshëm që jo vetëm të hapim këtë reformë, që pështjelloi në mënyrë të veçantë politikën, por edhe ta çojmë atë përpara nga Kushtetuta si letër në ligjshmërinë e jetës së përditshme të vendit dhe qytetarëve”, theksoi ai. Më tej, Rama tha se Qeveria i njeh si krim shtetëror këto vrasje dhe premtoi rihapjen e çështjes dhe rigjykimin e saj pas Reformës në Drejtësi. Ky rigjykim, tha Rama, nuk mund të përfundojë ashtu siç përfundoi herën e parë. Protesta Nga ana tjetër lideri i Aleancës Kuq e Zi, ashtu siç kishte paralajmëruar ka udhëhequr dje paradite anëtarët dhe simpatizantët e partisë së tij drejt kryeministrisë për të protestuar kundër qeverisë. Kjo protestë e tyre është bërë me rastin e 6-vjetorit të 21 Janarit, kur Partia Socialiste në opozitë në atë kohë organizoi një miting që degjeneroi në përleshje të dhunshme me policinë dhe si pasojë, ngelën të vdekur 4 persona. Kreshnik Spahiu vetëm dy net më parë deklaroi se situata tragjike ishte e paraplanifikuar nga kryeministri Edi Rama. Kur protestuesit me në krye Kreshnik Spahiun kanë mbërritur përballë selisë së qeverisë, kanë hedhur parulla kundër Ramës dhe më pas edhe gazllotsjellës. Këtu ka ndërhyrë policia, disa prej të cilëve i ka arrestuar. Menjëherë ka dalë në rrugë edhe Garda e Republikës, për të ndaluar protestuesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat