Rama: Votimi elektronik orvatje e dështuar e PD-së për të justifikuar humbjen në qershor

Shqipëria

Rama: Votimi elektronik orvatje e dështuar e PD-së për të justifikuar humbjen në qershor

Më: 22 janar 2017 Në ora: 17:31
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin e tij social  Facebook, “komunikimin e javës” ku ka folur në lidhje me propozimin e PD-së për votimin elektronik në zgjedhjet e qershorit. Rama e ka cilësuar kushtin e PD-së si një orvatje të dështuar të një grupi të lodhur që kërkon të justifikojë humbjen që e pret në këto zgjedhje parlamentare.

Sipas Ramës votimi elektronik është thuajse i pamundur të bëhet në këto zgjedhje, por ka shtuar se nëse ekspertët e OSBE/ODIHR-it do ta propozojnë futjen e teknologjisë në zgjedhje, atëherë qeveria është e gatshme të pranojë.

Kryeministri ka zgjedhur të flasë për zgjedhjet e qershorit këtë vit, duke e cilësuar PD-së si një parti të dobët, njësoj si kryetari i tij Basha, që sipas Ramës është një fotokopje e zbehtë e Berishës.

“Në havanë e një debati politik po rrihet së fundmi uji i votimit elektronik… nuk vlen të kujtohet sesa shumë e ka kundërshtuar qeveria e shkuar në pushtet, atë që sot po kërkon si një celës magjik të derës së shpëtimit, nga përballja e thjeshtë e të vërtetës se nuk ka asnjë shans të fitojë zgjedhjet.

Pas çdo disfate, në Korçë, Dibër e Kolonjë, atëherë kuptohet që ndaç me kuti, ndaç me elektronikë ose ndac me frymën e shenjtë, ata do të vijojnë të thonë se fitorja jonë është një fitore e grabitur, eshte shprehur shefi i qeverise, Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat