Bregu dhe Dade bashkë në Maltë për presidencën e BE-së

Shqipëria

Bregu dhe Dade bashkë në Maltë për presidencën e BE-së

Më: 23 janar 2017 Në ora: 17:42
Arta Dade dhe Majlinda Bregu

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade dhe ajo e komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu morën pjesë në mbledhjen e Kryetarëve të Komisioneve Parlamentare të Integrimit Europian dhe të Politikës së Jashtme në Maltë

Në këtë takim u prezantuan prioritetet e presidencës Malteze si migrimi, siguria, tregu i përbashkët, përfshirja sociale, etj., si dhe programi i punës së Komisionit Europian për vitin 2017,  i prezantuar nga Zv. Presidenti i parë i Komisionit Europian, Frans Timmermans.

Dade dhe  Bregu zhvilluan një bisedë me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Maltez dhe kërkuan që procesi i zgjerimit të jetë në vëmendje të Presidencës Malteze me qëllim avancimin e mëtejshëm në proces të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit.

Gjithashtu Dade dhe Bregu diskutuan e ndanë opinione me kryetarët e komisioneve të integrimit dhe të politikës së jashtme, mbi prioritetet e Presidencës së BE-së për 6 muajt e ardhshëm dhe nevojën për të shtuar fokusin mbi politikën e zgjerimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat