Zgjedhjet në Shqipëri, KQZ ndan fondin për partitë politike

Shqipëria

Zgjedhjet në Shqipëri, KQZ ndan fondin për partitë politike

Më: 24 janar 2017 Në ora: 09:27
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Shqipëri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mblidhet të martën për të shpërndarë fondin prej 290 milion lekësh që buxheti i shtetit ka vënë në dispozicion të partive politike për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Sipas ligjit “Për partitë politike”, 70% e fondit, e parashikuar si mbështetje financiare për partitë, shpërndahet sipas numrit të deputetëve të fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare. Çdo parti parlamentare përfiton ndihmë financiare në përputhje me numrin e deputetëve që ka fituar; 20 % e fondit ndahet në mënyrë të barabartë, ndërmjet partive parlamentare, ndërsa 10 %, sipas përqindjes së fituar ndërmjet partive politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe kanë fituar mbi 1 % të votave në shkallë vendi.

 Shpërndarja e fondit prej 290 milion lekesh:

1.Partia Socialiste e Shqipërisë 112.453.783 lekë 2.Partia Demokratike 87.274.533 lekë 3.Levizja Socialiste për Integrim 31.405.453 lekë 4.Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 11.474.913 lekë 5.Partia Republikane Shqiptare 10.122.643 lekë 6.Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 6.304.503 lekë 7.Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë 6.304.503 lekë 8.Fryma e Re Demokratike 5.326.333 lekë 9.Partia Demokracia Sociale 4.833.333 lekë 10.Partia Socialdemokrate 4.833.333 lekë 11.Partia Demokristiane e Shqipërisë 4.833.333 lekë 12.Aleanca Kuq e Zi 4.833.333 lekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat