Komisioni i Veprimtarisë - Votimi elektronike mund të hakerohet

Shqipëria

Komisioni i Veprimtarisë - Votimi elektronike mund të hakerohet

Më: 24 janar 2017 Në ora: 16:40
Komisioni i Veprimtarisë

Në një kohë kur mazhoranca dhe opzita përplasen mbi mundësinë e aplikimit të votimit elektronik,  në zgjedhjet parlemnatre te 18 qershorit,  Ministrja e Inovacionit Milena Harito hap një debat të ri, besueshmërinë që mund të këtë ky sistem. Në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ku u diskutua drafti i sigurisë kibernetike, ministrja Milena Hartio tha se hakerimi i procesit elektronik të votimit ka ndodhur edhe në vende të zhvilluara.

Harito:  Në të gjithë këto procesi si në të gjithë sistemet elektronik ekzistojnë mundësitë e hakerimit, për këtë arsye Hollanda e ka patur dhe e ka hequr në 2008. Çdo hap që mund të bëhet në këtë drejtim duhet të bëhet  shumë i matur, me shumë masa siguria dhe sidomos shumë konsensual, në mënyrë që të kemi të gjithë procedurën sesi do ta kontrollojmë procesin elektronik.

Deputetja demokrate në Komisionin Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese Mimoza Hajdarmataj ngriti shqetësimin se si keqpërdoren të dhënat personale përmes teknologjisë.

Hajdarmataj: Ka përbërë shqetësim për përdoruesit celularë ka qenë emri i tyre pa mbiemrin në fund të këtiij mesazhi.

Shalsi: Çdo person që merr një shërbim dhe pranon të vendosi numrin celular me të cilin mund të komunikohet rezervon të drejtën të marri. Nëse ju keni raste konkrete jam i gatshëm bashkarisht ti shohim.

Ministrja Hartio sqaroi se të dhënat në këtë rast janë përdorur nga sistemi ku priten ankesa nga qytetarët kur ata kanë deklaruar të dhënat e tyre për marrjen e shërbimeve. Sipas ministres 27% e qytetarëve që kanë marrë shërbime në spitale apo hipoteka i janë përgjigjur kërkesës për cilësinë e shërbimit duke denoncuar edhe raste korruptive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat