Rama takon Metën në Kuvend para nisjes së seancës plenare

Shqipëria

Rama takon Metën në Kuvend para nisjes së seancës plenare

Më: 26 janar 2017 Në ora: 09:35
Kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në zyrën e kryeparlamentarin Ilir Meta në Kryesinë e Kuvendit.

Ky takim është i pari për këtë javë dhe mbahet pak minuta para nisjes së seancës plenare, ku do të ketë debate të ashpra mes palëve.

Në rendin e ditës për seancën e sotme plenare janë planifikuar për diskutim disa projektligje dhe marrëveshje, nga akti normativ për buxhetin, projektligji për sigurinë kibernetike, që pritet të sjellë debate për votimin elektronik, projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2010, për projektin “linja e transmisionit 400 kv Shqipëri – Maqedoni”, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat