Basha në Berlin: Politika e lidhur me krimin, jo vlerë europiane

Shqipëria

Basha në Berlin: Politika e lidhur me krimin, jo vlerë europiane

Më: 27 janar 2017 Në ora: 17:55
Lulzim Basha gjatë vizites në Berlin, ku takoi Hans- Gert Pottering, President i Fondacionit Konrad Adenauer

Kreu i opozitës Lulzim Basha gjatë një vizite në Berlin, zhvilloi një takim me Hans- Gert Pottering, President i Fondacionit Konrad Adenauer.

Basha shprehet se ka marrë mbështetje për një ekspertizë gjermane në PD dhe për qeverisjen e ardhshme.

Stacioni i fundit i takimeve të mia në SHBA dhe BE është Berlini.

Sot zhvillova një takim me Dr. Hans-Gert Pöttering, Presidentin e Fondacionit Konrad Adenauer (KAS) të CDU-së të Kancelares Merkel dhe ish President i Parlamentit Europian.

I shpreha Presidentit Pötering mirënjohjen e sinqertë për mbështetjen e jashtëzakonshme të Fondacionit KAS për Partinë Demokratike, veçanërisht në mundësimin e ekspertizës gjermane për hartimin e politikave publike të qeverisjes sonë të ardhshme dhe përgatitjen e politikanëve të rinj të PD-së. Ai më siguroi për vazhdimin e kësaj mbështetjeje si pjesë e rëndësishme e bashkëpunimit të ngushtë midis PD dhe CDU.

Diskutova me Presidentin Pöttering për çështjet kryesore politike që po kalon vendin, si dhe sfidat që duhet të kapërcejmë. Me përvojën e gjatë politike dhe me njohuritë e jashtëzakonshme të politikës gjermanë dhe europiane, ai më këshilloi për rreziqet që e presin Shqipërinë nëse nuk mban dot zgjedhje të lira dhe nuk e pastron politikën nga kapja prej krimit dhe interesave korruptive.

Presidenti Pöttering u shpreh se thelbi i demokracisë europiane janë zgjedhjet e lira dhe llogaridhënia e politikës. Politika e lidhur me krimin dhe e zhytur në korrupsion janë të papajtueshme me vlerat europiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat