Drejtori Ramohitaj: Si ra zjarri natën në maternitetin e Durrësit

Shqipëria

Drejtori Ramohitaj: Si ra zjarri natën në maternitetin e Durrësit

Më: 28 janar 2017 Në ora: 10:12
Drejtori i Spitalit Rajonal të Durrësit Alban Ramohitaj

Drejtori i Spitalit Rajonal të Durrësit Alban Ramohitaj dhe shefi i maternitetit Arjan Prodani në një konferencë për shtyp kanë sqaruar situatën e rëndë në maternitetin e Durrësit

Ramohitaj tha para gazetarëve se zjarri shpërtheu në katin e katërt rreth orës 01:00 të natës, në një prej paneleve kryesore që furnizojnë me energji elektrike maternitetin. Si rezultat, katër gra që kishin kryer lindje me operacion dhe 17 fëmijë janë zhvendosur në katet e mëposhtme të maternitetit. Ndërsa dy gra që erdhën për lindje u dërguan në maternitetet e Tiranës. 

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe Prokuroria për të nisur hetimet. Në katin e katërt ku ra zjarri ndodhet blloku operator ku kryhen lindjet dhe operacionet, ai është kati më i rëndësishëm i maternitetit të Durrësit. Ndërkohë u bë me dije se tre kateve të tjera ku qëndrojnë pacientet edhe foshnjat, u është siguruar ngrohje dhe energji. 

Për momentin, lindjet çezariane do të kryhen në Kirurgjinë e Durrësit, ose sipas rastit mund të dërgohen edhe në kryeqytet. Prokuroria po heton mbi zjarr rënien, ndërsa Prodani deklaroi se nuk ka defekte në pajisje. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat