Meta: Do të kërkojmë mendimin e çdo anëtari të partisë në lidhje me kandidatët për deputet

Shqipëria

Meta: Do të kërkojmë mendimin e çdo anëtari të partisë në lidhje me kandidatët për deputet

Më: 30 janar 2017 Në ora: 11:38
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta mori pjesë në takimin me strukturat e Njësisë 8 në Tiranë

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta mori pjesë në takimin me strukturat e Njësisë 8 në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij Meta u shpreh se Shqiptarët jo vetëm që duhet të votojnë, por mbi të gjitha duhet të zgjedhin.

“Të kenë mundësi të zgjedhin brenda një force politike kandidatët që besojnë më shumë. LSI do të kërkojë mendimin e çdo anëtari të saj në të gjithë vendin për listat e kandidatëve për deputet.  Të gjithë të shprehen për kandidatët më të mirë e më të drejtë që do të përfaqësojnë më mirë interesat e qytetarëve shqiptarë. Të qytetarëve që besojnë dhe votojnë për LSI-në dhe vlerat që ajo mbron”, tha Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat