Shullazi në gjyq, kërkon sërish dëshmitarin

Shqipëria

Shullazi në gjyq, kërkon sërish dëshmitarin

Më: 31 janar 2017 Në ora: 12:48
Emiljano Shullazi

Emiljano Shullazi dhe të akuzuar të tjerë si pjesëtarë të grupit kriminal të drejtuar prej tij janë paraqitur sot në gjykatë duke kërkuar që në seancë të vijë dëshmitari, biznesmeni Ylvi Beqaj.

Kërkesa e tyre është e përsëritur dhe kjo bëri që javën e kaluar seanca të dështonte, pasi gjykata nuk ishte në gjendje të garantonte sigurinë e Beqajt.

Edhe sot, avokatët e Shullazit kanë kërkuar që të paraqitet dëshmitari, biznesmeni Beqaj dhe t’u krijohet mundësia të komunikojnë me klientët e tyre pa kafazin, që i pengon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat