Rama përshëndet largimin e gjyqtares dhe prokurorit që i 'shpëtuan' vettingut!

Shqipëria

Rama përshëndet largimin e gjyqtares dhe prokurorit që i 'shpëtuan' vettingut!

Më: 31 janar 2017 Në ora: 14:51
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur dorëheqjen e një gjyqtareje dhe prokurori, duke thënë se me drejtësinë e reformuar ata nuk kanë si të kapin pushtetin gjyqësor.

Në një reagim në rrjetin social Facebook, Rama thotë se largimet vullnetare të tyre vijnë pasi nuk duan të kalojnë vettingun, procesin e ri të krijuar nga reforma në drejtësi, që i kalon prokurorët dhe gjyqtarët në sitë, të integritetit të tyre si dhe pasurisë.

“Përshëndes largimet vullnetare të gjykatësve/prokurorëve që s'duan të kalojnë vetingun! Drejtësia e Re nuk kapet dot si e Vjetra që po bie!”, shkruan Rama.

Gjatë ditës së sotme u dorëhoq Mirela Fana, gjyqtare në Gjykatën e Lartë, ndërsa më herët, më 26 janar, u largua Sulejman Tola, prokuror në Prokurorinë e Rrethit të Krujës.

Po gjatë ditës së sotme, kryeministri Edi Rama u shpreh kundër Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, anëtarët e të cilit u zgjodhën përmes një shorti të hapur në Kryesinë e Kuvendit vetëm pak ditë më parë.

"Kjo drejtësi e korruptuar që të kujton atë shprehjen, ‘jep shpirte por nuk heq dorë’, siç u pa dhe nga ai shorti që u hodh aty, ku gjysma e atyre janë për të shkuar në shtëpi sapo të nisi Vettingut, nuk i jep mundësi ekonomisë të marrë frymë lirisht”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat