Rama flet për herë të parë pas shkarkimit të Manjanit: Nuk respektoi rregullat e skuadrës!

Shqipëria

Rama flet për herë të parë pas shkarkimit të Manjanit: Nuk respektoi rregullat e skuadrës!

Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 21:30
Edi Rama

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur për herë të parë pas vendimit të shkarkimit të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjanin nga kabineti qeveritar, ku u ndal në arsyet pse kishte marrë këtë vendim.

I ftuar në “Tonight Ilva Tare”, Rama e ka konsideruar si një opinionbërës që nuk duhet të fliste jashtë kabinetit. 

Të hënën shkarkuat Ministrin e një partie aleate. Si është puna e shkarkimit të tij? 

Besoj që nuk mund të ekzistojë një qeveri serioze, nëse një ministër nuk respekton skuadrën, rregullat që ka skuadra, mbi të gjitha detyrat. Pasi detyra e ministrit është të mbulojë detyrat që i cakton ligji, dhe jo të bëjë opinionistin. Nuk ka asgjë nëse dikush kërkon të kritikojë qeverinë. Ta bëjë këtë jashtë radhëve të modelit qeveritar. 

E ka të ndaluar një ministër të flasë? 

Qeveria shqiptare ka një kod etik të miratuar me konsensus, i cili përcakton qartësisht marrëdhëniet e kabinetit me publikun. Një ministër ka detyrën të informojë publikun, por fillimisht t’i shërbejë publikut. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat