Rama thyen heshtjen: Çfarë diskutova me Metën para shkarkimit të Manjanit

Shqipëria

Rama thyen heshtjen: Çfarë diskutova me Metën para shkarkimit të Manjanit

Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 21:31
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama për herë të parë ka thyer heshtjen lidhur me vendimin e fillimit të kësaj për shkarkimin e Ylli Manjanit nga posti i Ministrit të Drejtësisë.

I ftuar në emisionin “Tonight me Ilva Taren”, kryeministri Rama argumentoi këtë vendim që sipas tij do t’i japë një mesazh të qartë dhe do të forcojë raportin mes kabinetit qeveritar dhe Kuvendit.

Unë besoj se ky vendim do të forcojë marrëdhënien e qeverisë me Kuvendin, dhe do të jetë një nxitje për të çuar përpara reformën në drejtësi. Dhe një nga besoj unë që kjo qeveri ka detyrimin të prodohjë për qytetarët, është një drejtësi e re dhe e drejtë që kalon përmes zbatimit të një reforme, që deri më tani është në letër, dhe duhet ta kthejmë në realitet. Dhe për ta bërë këtë duhet zbatuar ligji i vettingut. Një drejtësi që i shërben çdo qytetari dhe që nuk e lë në mëshirën e një tregu ku drejtësia është mall që shitet dhe blihet.

I pyetur nëse Kreu i LSI Ilir Meta ishte dakord me këtë vendim, Rama tha se ekzekutimi i urdhrit për shkarkimin e Manjanit erdhi pas diskutimit dypalësh me kryeparlamentarin.

“Sigurisht që vendimi u ekzekutua pasi u diskutua me bashkëkryetarin e qeverisë.” tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat