Deputeti Armando Prenga në gjyq, familja Cali s'paraqitet për të dëshmuar

Shqipëria

Deputeti Armando Prenga në gjyq, familja Cali s'paraqitet për të dëshmuar

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 11:51
Armando Prenga

Asnjë prej përfaqësuesve të familjes Cali nuk është paraqitur të dëshmojë në gjyqin kundër deputetit Armando Prenga.

Seancën e kësaj të hëne duhej të paraqiteshin për të dëshmuar Gjon, Julian dhe Dorian Cali. 

Gjykata ka dhënë urdhër që seancën e ardhshme përfaqësuesit e familjes Cali të shoqërohen nga policia. 

Ndërkohë gjykata ka marrë dëshminë e mjekut  Artan Distafa, i cili ka qenë i gatshëm natën e ngjarjes kur deputeti Armando Prenga u konfliktua me familjen Cali për të drejtën e shfrytëzimit të lagunës së Patokut. Gjatë konfrontimit pati edhe të shtëna me armë zjarri, por fatmirësisht pa lëndime në njerëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat