Rama debaton me komentuesit për grabitjen në Rinas: Mos bëni humor “kaps”

Shqipëria

Rama debaton me komentuesit për grabitjen në Rinas: Mos bëni humor “kaps”

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 22:17
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë përgjigjen mbi grabitjen e bujshme që ndodhi sot në Rinas.

Ndërsa një qytetar ka pyetur kryeministrin Rama për të dhënë një përgjigje për vjedhjen e sotme dhe të mos ti lërë “të ngrohen nën diell këto komente”, Rama i është përgjigjur se “komentet nuk ngrohen në diell se nuk janë qënie e as sende”.

Rama shton se i përgjigjet vetëm komenteve kritike dhe në këtë rast ka anashkaluar përsëri që të jap një përgjigje konkrete mbi grabitjen spektakolare.

Por një koment tjetër që ka marrë edhe përgjigjen e kryeministrit Rama ka rënë më së shumti në sy.

Komentuesi i cili, ka shfrytëzuar një status të Ramës në rrjetin social Facebook, për të dhënë mendimin e tij rreth kësaj ngjarje.

Ai në fakt ka bërë një koment ironizues, ku ka shkruar ‘’Z.kryeministër bëj ndonjë kanal nga Tirana në Rinas mor burrë që të shkojnë lekët me skaf dhe me autoblinda se nuk i dilet kështu’’.

Por ky koment ka marrë edhe një përgjigje nga kryeministri Rama, i cili është mjaft aktiv në rrjetet sociale.

‘’Ky quhej humor ‘’kaps’’ në kohën e rinisë tonë’’, është komenti i Ramës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat