Kapen tonelata me kanabis

Shqipëria

Kapen tonelata me kanabis

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 12:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mbi 2 ton kanabis është bllokuar nga policia, në dy aksione të ndryshme. Në Shëngjin policia kufitare ka sekuestruar 1 ton e 450 kg kanabis. Mëngjesin e sotëm Policia Kufitare, ka parë një gomone në grykëderdhjen e lumit Ishëm.

Gjatë kontrollit në gomone nuk kishte njerëz e as përreth saj. Por gjatë kontrollit në zonë, në vendin e quajtur Godull në Kurbin u gjet sasia e madhe e drogës, e fshehur në shkurre. Kanabisi ishte paketuar dhe gati për trafikim. Në këtë raspot policia thotë se po heton për përgjegjësit.
Në jug, në Tepelenë janë asgjësuar me anë të djegies 762 kg kanabis. Në këtë rast policia ka identifikuar “pronarin” e drogës. Policia kishte marrë informacione se në banesën e 40-vjeçarit G.D., në fshatin Dhëmblan kishte drogë.

Nga kontrolli, në tavanin e banesës dhe në një kasolle në afërsi të banesës, janë gjetur 55 thasë plasmasi me ngjyrë të zezë ku brenda tyre kishte kanabis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat