Shehu: Programi ekonomik i PD do të nxisë zhvillim në punësim

Shqipëria

Shehu: Programi ekonomik i PD do të nxisë zhvillim në punësim

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 23:30
Sherefedin Shehu

Eksperti i Ekonomisë në Partinë Demokratike, Sherefedin Shehu  e vlerëson mjaft ambicioz programin e ekonomik të prezantuar nga kjo forcë politike. I ftuar në Intervsitën e mbrëmjes në Ora News ai tha se programi do të nxisë sektorët që gjenerojnë punësim për qytetarët. Në lidhje me grabitjet e fundit Shehu tha se Ministri Tahiri duhet të jepte dorëhqjen.

‘Programi synon zhvillimin e sektorëve që gjenerojnë punësim për qytetarët’ kështu e velrëson programin ekonomik të prezantuar nga forca ku bën pjesë, eksperti i ekonomise në PD, Sherefedin Shehu i ftuar në intervsitën e mbrëmjes, në Ora Neës.

Shehu: PD ka kapur dy elementë të rëndësishëm që mund të shihen edhe si elementë të stimulimit fiskal që është e para ulja e barrës për biznesin dhe nga ana tjetër do të ketë mbështetje të posaçme për sektorët që gjenerojnë punësim. Rritja e pagës minimale i bie të jetë më shumë sesa 35 %.

Duke u ndalur te grabitjet e fundit ai u shpreh se Minsiti i Brendshëm Saimir Tahiri duhet te jepte dorëheqjen.

Shehu: Pse nuk janë marrë këto masa që në herën e parë, por pritet hera e tretë apo e pestë që të ndodhin të tilla grabitje. Kjo do të thotë se kemi mungesë përgjegjësie të dukshme, sepse minimalisht ai ministër nëse është aq i përgjegjshëm jep dorëheqje.

Koncesionet e qeverisë Rama, Shehu i konisderoi anti ligjore ndërsa tha se PD do t`i besoj privatit shfrytëzimin e burimeve natyrore ku shteti nuk mundet të investojë, po jo shërbimet publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat