PDM: Kemi një mision për të përfunduar, amanetin e baballarëve për demokraci

Shqipëria

PDM: Kemi një mision për të përfunduar, amanetin e baballarëve për demokraci

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 11:53
Ilir Vata, kryater i PDM

Kandidatët për deputët të Partisë së të Drejtave të Mohuara, PDM në zgjedhjet e qershorit 2017 janë trashëgimtarë të të përndjekurve, burgosurve, pronarëve, të rinjë dhe të reja të familjeve të mira dhe të mëdha në Shqipëri, njerëz të shkollaur në demokraci, dalë nga vuajtja dhe të etur për të kontribuar në politikë për një shoqëri të emancipuar perendimore.

Kandidatët e PDM-së nuk janë të lidhur me mëkatin e vjetër në diktaturës dhe sigurimin e shtetit dhe as me mëkatin e ri në post-diktaturë atë të krimit dhe të korrupsionit, por janë njërëz të zakonshëm që kërkojnë të bëjnë gjëra të mëdha duke kontribuar në përfaqësimin e PDM-së, pastisë së parë të të përndjekurve, pronarëve dhe e para parti e së djathtës reale, pormotorja e "Aleancës së Djathtë".

Në të gjithë vendin, strukturat e PDM-së vazhdojnë të përzgjedhin djemtë dhe vajzat më të mira, njerëz që kërkojnë të ofrojnë dijet e tyre për një politikë ndyshe nga ç’jemi mësuar të shohim, për një politikë ku punohet për përfaqësim të qytetarët dhe jo të përdorjes e tyre për t'u pasuruar vetëm një palë, apo disa njërëz, siç e hasim rëndomtë edhe sot.

PDM, ka në filozofinë e saj; trinomin e vlerave: Ne jemi një zë, ju jeni vendimarrësit! Ne rojtarë të të drejtave ju përfituesit real! Të gjithë bashkë mbrojtës të vlerave tona të përbashkëta! Dhe në këtë kornizë janë bashkuar kontributet tona për një zë politikë për një politikë ndryshe me motën “Të gjitha bashkë për një Shqipëri tjetër”, përtej hakmarrjes dhe dasisve?!.

Ne bëjmë politikë për një shoqëri të hapur trasparende nga mëkatet e diktaturës, të dëlirë nga paligjshmërit, për një shtet të së drejtës ku drejtësia të jetë udhërrëfyesi dhe garancia e lirësë së shqiptarëve, ku ligji të sundojë i barabartë për të gjithë dhe të ndëshkojë çdo shkelës të tij, madje të jetë ndëshkues edhe i atyre që shënuan krime kundër njerëzimit në kohë të diktaturës. Ne kërkojmë trasparencë me të shkuarën jo për t'u hakmarrë, por për të shrirë dorën e pajtimit dhe shënuar pajtimin kombëtarë mes shqiptarëve si një mundësi reale e integrimit të shoqërisë shqiptarëve dhe vetë Shqipërisë.

Ne bëjmë politikë për të vlersuar vlerat më të mira të shqiptarëve dhe nxjerrë në diritë vlerat e vërteta, vlerat e harruara, historinë e tjetërsuar, për Shqipërinë europiane, për të drejta të garantuara me ligj, për shtetin e së drejtës, demokraci mbi parimet universale të saj dhe mbi të gjitha ne kemi një mision të nisur nga baballarët për ta përfunduar, pikërishtë përpjekjen e baballarëve tanë për të vendosur demokracinë në vendë të regjimit komunist, sepse në jemi parti e vlerave të vërteta.

Përpjekja e etërve tanë dhe njërëzve tonë të dashur për demokraci në përballje me diktaturën ishtë një përpjekje e vlerave njërëzore që kushtoi shtrejtë me mijëra jetë të përpira nga regjimi, mijëra vite burg dhe vuajtje sa as djalli do kishte mëshirë..!

Na takonë ne trashëgimtarëve të marrim përgjegjësi sepse kemi ende gjallë udhërrëfuesit tanë, ata që vuajtën në diktaturë për të na treguar sa mizor është regjimi diktatorial, kemi gjallë të burgosurit politikë që janë luftëtarë të vlerave për demokraci dhe ata që rrefejnë të vërtetën.

Na takon neve brezit të dytë të të martirizuarve nga regjimi komunist që të dëshmojmë se nga regjimet, kombet janë të destinuar të vdesin, vlerat e liritë e njeriut janë të privuara dhe dasitë janë kobi i shqoqërive, por mbi të gjitha të tregojmë se ata që vuajnë më shumë janë të prirur të ecin e zhvillohen të punojnë për demokracinë dhe vlerat njerzore.

Ne jemi përgjegjës që regjime të tilla të mos kthehen më sepse ne e provuam deri në deje hakmarrjen primitive të diktaturës, prandaj duhet që me zërin tonë, përfaqësimin tonë të demostrojmë vlerat më të mira njerzor për demokracinë, shtetin ligjor, trasparencë si një mundësi shërimi e kurimi të së shkurës, jo për hakmarrje por si një mundësi që regjime të tilla si diktatura komoniste të mos kthehen më në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat