6 vite pa dëmshpërblime, banorët e Shkodrës paralajmërojnë: Do bojkotojmë zgjedhjet!

Shqipëria

6 vite pa dëmshpërblime, banorët e Shkodrës paralajmërojnë: Do bojkotojmë zgjedhjet!

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 18:38
Banoret ne Shkoder

Ata kanë 67 vite që enden në institucione të ndryshme për të kërkuar dëmshpërblimin që iu është premtuar 6 vite më parë pas përmbytjeve të shumta që prekën këtë zonë.

Në protestën e tyre të radhës, ata deklarojnë se do të bojkotojnë zgjedhjet e qershorit, në rast se nuk marrin dëmshpërblimin për dëmet në banesa dhe biznese. Në pritje të dëmshpërblimit për përmbytjet e 6 viteve më parë janë ende, por shpresat qe paratë do t’i marrin i kanë të pakta. Të gjendur në këtë situate, banorët e Malit të Jushit në zonën e Nënshkodrës vijuan protestën si i vetmi instrument që kanë në duar për të reaguar, por banorët e Nënshkodrës po shkojnë edhe drejt një qëndrimi të unifikuar. 

Banori: Nëse ne nuk marrim një përgjigje pozitive prej qeverisë shqiptare dhe politikanëve shqiptarë, zgjedhjet u afruan. Mos ti shkojë mendja kujt se marrin një kokërr vote në 13500 familje që janë të përmbytura.

Banori: Nuk do të votojë kush në Nënshkodër pa na dhënë rrugëzgjidhje sa i takon dëmshpërblimit të përmbytjes. Se deri kur do të tallen këta qeveritarë me popullin e përmbytur nuk e marr vesh.

Janë 13 mijë e 500 familje të njësive administrative Berdicë, Dajç, Velipojë, Ana e Malit, Bushat dhe një pjesë e zonave periferike të Shkodrës që u dëmtuan nga përmbytjet e 2010-2011, por deri më tani kompensimi i tyre ka shkuar në masën 49% për bujqësinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat