Zbulohen gjykatësit që shpallën të pafajshëm "Hakmarrjen për Drejtësi" (Emrat)

Shqipëria

Zbulohen gjykatësit që shpallën të pafajshëm "Hakmarrjen për Drejtësi" (Emrat)

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 18:57
Ilustrim

Zbulohen emrat e trupës së gjyqtarëve që morën sot një tjetër vendim shokues dhe të papritur duke shpallur të pafajshëm, bandën “Hakmarrje për Drejtësi”.

Kështu, sipas asaj që raporton media, trupa e gjyqtarëve të seancës së sotme përbëhej nga relatori Alaudin Malaj, ndërsa anëtarët e tjerë kanë qenë Artur Kalaja, Stavri Kallço, Sotiraq Lubonja dhe Etleva Temo.

Apeli i Krimeve të Rënda dha mesditën e sotme vendimin që i shpall të pafajshëm të gjithë pjesëtarët e kësaj bande, disa prej të cilëve ishin dënuar me 25 vite burg e të tjerë me burgim të përjetshëm.

“Hakmarrje për Drejtësi” është një nga bandat më të njohura dhe famëkeqe në vend, ndaj të cilëve rëndonin akuza për vrasje nga më të ndryshmet. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat