Dule: Shpëtim Idrizi nuk njeh moral, por di vetëm të bëjë pazare me votën

Shqipëria

Dule: Shpëtim Idrizi nuk njeh moral, por di vetëm të bëjë pazare me votën

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 22:30
Kreu i PBDNJ Vangjel Dule

Kreu i PBDNJ Vangjel Dule ka hedhur akuza të forta ditën e sotme ndaj kreut të PDIU-së Shpëtim Idrizi.

I ftuar në emisionin “Top Story”, Dule tha se historia e politikës ka treguar që Idrizi është veçse një person që bën pazar me votën.

Megjithatë ai nuk ka pranuar të japë shpjegime për daljen nga koalicioni qeverisës, teksa ka mohuar që kjo është një çështje greko-çame.

“Posti i nën kryetarit të parlamentit është një post honorifik dhe unë nuk mund ta mbaja atë pasi aty erdhi dhe Idrizi që bën pazar me votën. Ai është zgjedhur deputet me PS në 2009, pastaj u bë çam dhe më pas kaloi me Berishën në mes të mandatit. Vetëm pasi Rama fitoi ai ju bashkua Rilindjes në koalicion. Unë nuk e pranoj këtë sepse unë kisha mundësi të bëja qeveri me Berishën kur i duhej vetëm 1 deputet në 2009, por nuk e bëra, se politika ka moral që Idrizi nuk e njeh" tha Dule. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat