Emiljano Shullazi i bën një kërkesë gjykatës

Shqipëria

Emiljano Shullazi i bën një kërkesë gjykatës

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 11:39
Emiljano Shullazi

I akuzuari për “gjobëvënie” Emiljano Shullazi ka paraqitur një kërkesë të re në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Ai kërkon që në seancë të dëshmojnë edhe avokatët e Gilmando Danit, i arrestuar si një nga bashkëpunëtorët e Shullazit.

Sipas Shullazit, biznesmeni Ylvi Beqja, dëshmitari i mbrojtur i çështjes, i ka dhënë një tjetër dëshmi avokatëve të Danit, shkruan BW. Ndaj Emiljano Shullazi kërkon që në një seancë gjyqësore të thirren si dëshmitarë edhe avokatët e Gilmando Danit, në mënyrë që të japin versionin që Beqja ka dhënë në prani të tyre.

“Avokatët të thonë në gjyq atë që iu ka thënë Ylvi Beqja”, thotë Emiljano Shullazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat