Loka: Kompanitë private të sigurisë 1 muaj afat për blinda moderne

Shqipëria

Loka: Kompanitë private të sigurisë 1 muaj afat për blinda moderne

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 00:44
ilustrim

Drejtori i Rendit në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka thotë në emisionin “Ekopolitikë” në Rtv Ora News, se kompanive private të sigurisë u është lënë një afat prej një muaji për t’u pajisur me mjete të blinduara.

Loka: Me informacionet që kam, të gjithë shoqërive private të sigurisë fizike do t’u lihet afat kohor deri në 1 muaj, që të marrin masa emergjente për rregullimin e flotës.

Deri në momentin që do të ndodhë kjo, ashtu siç vepruam edhe për BKT, por edhe për bankat e tjera që mjetet e tyre nuk i plotësojnë për transportin e vlerave, atëherë ne do të komunikojnë ngushtësisht me shefat e sigurisë së bankave, me drejtuesit teknik të shoqërive private të ruajtjes fizike, do të mbajmë kontakte të vazhdueshme edhe kur kemi lëvizje dhe qarkullim të vlerave monetare nga Tirana në Rinas.

Do të kemi shtim të policisë dhe në rastin e veçanta kur kemi informacione, do të bëjmë shoqërimin me mjete policie. Kjo është një masë e përkohshme. Ne nuk ia marrim shërbimin shoqërive private sapo të krijohen kushtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat