Krimi i pasionit në Fier, rrëfehet babai i Ermirës: Kjo është e vërteta e vajzës sime të vrarë!

Shqipëria

Krimi i pasionit në Fier, rrëfehet babai i Ermirës: Kjo është e vërteta e vajzës sime të vrarë!

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 08:48
Ermira Arapi (Dushi) me vajzën e saj

Pas ditë pas vrasjes së vajzës së tyre, Fiqiret dhe Froresha Arapi, prindërit e Ermira Arapit (Dushit) nga fshati Ngurrëz i Lushnjës thyejnë heshtjen dhe flasin për tragjedinë.

Ata nuk arrijnë ta besojnë se vajza e tyre ka pasur lidhje me personin tjetër, që u gjet i vrarë në të njëjtën makinë me të, Dri Dervenin. Sipas tyre e bija e donte bashkëshortin e saj dhe mohojnë që ajo të ketë një lidhje tjetër. Babai i Ermirës shprehet se po hidhet baltë mbi vajzën e tij pas kësja ngjarjeje që i ka trondit familjarisht. Sipas tij, ceremonia e varrimit të Ermirës në Ngurrëz është bërë më mirëkuptimin e të dy familjeve.

“Është e vërtetë që dhëndrri nuk erdhi në varrim, pasi ëhstë lënduar nga këto që ka dëgjuar. Por prindërit e tij kanë ardhur dhe ne kemi pasur komunikim me ta pas ngjarjes,” shprehet ai.

Ai thotë se nuk do ta prishë miqësinë me familjen Dushi për shkak se kanë dhe një mbesë. Vetë dhëndrri i ka vënë në dijeni se do ta takojnë dhe do ta marrin sa herë të duan. Sipas tij, vajzën iu bërë të gjitha nderet që meritonte një fëmijë që ikën aq e re në moshë.

“Ne nuk e përcollëm vajzën vetëm. Ne atë ditë na erdhën mbi 200 e ca njerëz, miq e të afërm, bashkëfshatarë e të njohur, miq të Ermirës dhe të afërm të familjes së burrit të saj dhe e përcollëm me nderimt që meritonte një vajzë e re që iku në lule të moshës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat