KE parashikon 3.5% rritjen ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria

KE parashikon 3.5% rritjen ekonomike të Shqipërisë

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 14:06
Komisioni Evropian

Komisioni Evropian parashikon një rritje ekonomike të Shqipërisë prej 3.5% gjatë vitit 2017.

Në bazë të parashikimeve ekonomike të bëra për vitin 2017, Komisioni vlerëson se kjo rritje e ekonomisë shqiptare pritet t’i atribuohet kryesisht investimeve private dhe shpenzimeve të kryerja nga individët.

Mbajtja e një politike monetare akomoduese, një përmirësim i tregut të punës dhe flukse të mëdha hyrëse të IHD-ve, pritet të mbështesin shpenzimet e konsumit dhe investimet e biznesit gjatë këtij viti dhe vitit 2018.

Në vijim të këtyre projektimeve pozitive, është parashikuar gjithashtu një rënie në deficitin fiskal dhe raportin e borxhit publik. Sipas Komisionit Evropian, kjo prirje rritëse do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2018, ku rritja ekonomike parashikohet në nivelet e 3.6%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat