Sazan Guri: Ky shtet ka mbaruar o Blend

Shqipëria

Sazan Guri: Ky shtet ka mbaruar o Blend

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 00:25
Sazan Guri

Sazan Guri, është përballur fortë me kryebashkiakun Dako edhe në emisionin Opinion, për mbrojtjen e zonës A në Durrës. Përplasjet në panel kanë ardhur për objektin arkeologjik rreth 200 vjeçar të “Topit” i cili ndodhet në sheshin “Veliera”, ku po bëhen edhe punimet për një projekt nga ana e Bashkisë së Durrësit.

Ndërkohë që Dako po mbronte idenë se ky objekt do të zhvendoset, kjo është kundërshtuar nga Sazan Guri i cili ka thënë se: “Po tha se ‘Topi’ (objekti arkeologjik) merret dhe hidhet, ky shtet ka mbaruar o Blend, ka mbaruar”, – është shprehur i irrituar Sazan Guri.

Kujtojmë që prej disa kohësh, studiuesi Sazan Guri ka kundërshtuar këtë ndërtim në sheshin “Veliera”, dhe së bashku me shoqërinë civile kanë protestuar disa herë për këto punime. Sipas Gurit punimet nga ana e Bashkisë janë duke shkatërruar muret antike të Durrësit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat