Pak orë para seancës gjyqësore, Emiljano Shullazi dërgohet në spital

Shqipëria

Pak orë para seancës gjyqësore, Emiljano Shullazi dërgohet në spital

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 10:12
Emiljano Shullazi

Emiljano Shullazi ka përfunduar në spital mëngjesin e sotëm. Teksa sot në orën 13:00 është caktuar dita e gjyqit të tij. Mësohet se është dërguar në orët e para të mëngjesit në një spital privat për ekzaminime.

Me forca të shumta policie, Shullazi është shoqëruar nga burgu deri në urgjencën e spitalit, teksa aty po mbahet nën masa të rrepta sigurie. Shullazi ka shkruar në spital për kontroll, pasi pak ditë më parë bëri një ndërhyrje.

Ndërkohë në seancën e kaluar Shullazi nuk është paraqitur në sallën e gjyqit duke u përfaqësuar nga avokati mbrojtës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat