Basha mbron partinë e Blushit: Rama po përdor çdo mjet për të vjedhur zgjedhjet

Shqipëria

Basha mbron partinë e Blushit: Rama po përdor çdo mjet për të vjedhur zgjedhjet

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 12:16
Postimi i Bashes

Kreu demokrat Lulzim Basha, me anë të një postimi në Facebook thekson se Rama po bën çdo përpjekje për të penguar zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Sipas tij, pengimi i “LIBRA’ është akti i fundit i Ramës kundër zgjedhjeve të lira

“Përpjekja për të penguar pjesëmarrjen e disa subjekteve politike në zgjedhje duke përfshirë partinë e Blushit.

Ai ka futur në punë çdo mjet e levë që ka në dorë për të vjedhur zgjedhjet. Liron një bandë, shpik diagnozë për të nxjerrë një kriminel nga burgu, numëron tonelatat e drogës dhe lekët e pista me të cilat do të blejë zgjedhjet. Të gjithë këto për të ndalur vullnetin e lirë të njerëzve. Prandaj ka 1 vit që kundërshton votimin dhe numërimin elektronik.

Kjo e fundit është një provë më shumë se Edi Rama është rreziku më i madh për votën dhe demokracinë në Shqipëri. Ky është një moment kritik për vendin.

Me 18 shkurt ngrihemi bashkë me çdo shqiptar që beson tek demokracia dhe zgjedhjet e lira, për fatin e vendit, për fatin e fëmijëve tanë”, shkruan Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat