Përjashtimi nga seanca, Noka tenton të futet në sallë, por e ndalon Garda

Shqipëria

Përjashtimi nga seanca, Noka tenton të futet në sallë, por e ndalon Garda

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 15:45
Flamur Noka

Pasi kryetarja e seancës Valentina Leskaj përjashtoi deputetin e PD-së, Flamur Noka për shkak se goditi ligjvënësin socialist Erjon Braçe, ish ministri tentoi të rikthehej në sallë.

Por seanca e rifilluar në orën 15:00 është ndërprerë sërish kur deputeti Flamur Noka është futur me forcë në sallë edhe pse shërbimet e gardës kanë tentuar të mos e lejojnë.

Kryetarja e seancës kërkoi që deputeti Flamur Noka të largohet nga salla, meqë kjo nuk u pranua Leskaj ndërpreu sërish seancën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat