Dorëzimi vullnetar i armëve, gjatë 24-orëve të fundit janë dorëzuar 30 armë zjarri

Shqipëria

Dorëzimi vullnetar i armëve, gjatë 24-orëve të fundit janë dorëzuar 30 armë zjarri

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 16:13
Dorëzimi vullnetar i armëve

Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 30 armë zjarri, 14.248 fishekë, 6 granata, si dhe 8 predha anti-tank.

Konkretisht në qarqet:  Tiranë: Janë dorëzuar 2 armë zjarri si dhe 50 fishekë.

Qarku Durrës: Dorëzohen në Komisariatet e Policisë Durrës, Krujë dhe Shijak 6 armë zjarri, 773 fishekë, 3 granata si dhe 7 krehëra.

Qarku Elbasan: Janë dorëzuar në Komisariatet e Policisë Peqin, Gramsh dhe Librazhd 3 armë zjarri, 1 krehër si dhe 10 870 fishekë.

Qarku Korçë: Dorëzohen në Komisariatet e Policisë Korçë, Pogradec dhe Ersekë 7 armë zjarri, 690 fishekë si dhe 4 krehëra.

Qarku Berat: Janë dorëzuar ne Komisariatet e Policisë Berat, Ura Vajgurore dhe Skrapar 4 armë zjarri dhe 1750 fishekë.

Qarku Shkodër: Dorëzohen në Komisariatet e Policisë Pukë dhe Malësi e Madhe 4 armë zjarri, 1 krehër dhe 15 fishekë.

Qarku Kukës: Janë dorëzuar në Komisariatet e Policisë Tropojë 1 armë zjarri, 3 granata, 8 predha si dhe 100 fishekë.

Qarku Dibër: Dorëzohen nga banorët e fshatit Gur i Bardhë i bashkisë Klos 3 armë zjarri.

Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë takimet sensibilizuese në të gjithë vendin në kuadër të ndërgjegjësimit për dorëzimin vullnetar të armëve. Takimet po zhvillohen në të gjitha Njësitë Administrative, me të gjithë Kryetarët e fshatrave ku pjesë e këtyre takimeve janë bërë dhe nxënësit e shkollave të mesme, studentët si dhe stafet pedagogjike. Krahas takimeve sensibilizuese, Policia e Shtetit në të gjithë vendin po vijon fushatën e trokitjes derë më derë nga Specialistët e Policisë së Zonave për të ndërgjegjësuar banorët për domosdoshmërinë e dorëzimit të armëve që mbajnë pa leje.

Policia e Shtetit vlerëson si shumë të sukseshme këtë nismë dhe në këtë kuadër falënderon të gjithë ata banorë që iu përgjigjën thirrjes duke dorëzuar vullnetarisht armët. Policia e Shtetit vlerëson si shumë të vlefshëm kontributin e nxënësve dhe studentëve të cilët janë bërë pjesë e fushatave ndërgjegjësuese dhe sensibilizuese për dorëzimin vullnetar të armëve dhe municioneve duke kontribuar në rritjen e parametrave të sigurisë

Policia e Shtetit edhe një herë iu bën thirrje banorëve që mbajnë armë pa leje, ti dorëzojnë ato brenda datës 30 Prill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat