Arben Seferi - Kreu i DSIK i paraqet dorëheqjen Ramës: Jam etiketuar si njeri politik

Shqipëria

Arben Seferi - Kreu i DSIK i paraqet dorëheqjen Ramës: Jam etiketuar si njeri politik

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 16:39
Arben Seferi

Jep dorëheqjen kreu i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Arben Seferi. Ky i fundit mësohet se ka paraqitur dorëheqjen pranë Kryeministrit.

Dorëheqja e tij vjen pas akuzave politike të opozitës.

“Më kanë etiketuar si person me anësi politike. DSIK do të ketë rol në reformën në drejtësi. Ata që i tremben reformës duan justifikime për t’a bllokuar me çdo kusht” është shprehur Seferi.

Për të njëjtat arsye më herët u dorëhoq edhe drejtori i Parandalimit të Pastrimit të Parave, Alket Hyseni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat