Në krah të Blushit - Manjani: KQZ të mos respektojë udhëzimet e proletariatit të Kryeministrit!

Shqipëria

Në krah të Blushit - Manjani: KQZ të mos respektojë udhëzimet e proletariatit të Kryeministrit!

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 16:52
Ylli Manjani

Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, e ka cilësuar të papranueshëm udhëzimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, sipas të cilit partia LIBRA rrezikon të mbetet jashtë zgjedhjeve parlamentare të qershorit.

Për Manjanin, ky propozim i Kryeministrit nuk ka asnjë lidhje as me Kodin Zgjedhor e as me Kushtetutën.

“Ka lidhje me Ben Blushin dhe me Mimoza Hafizin dhe me aktivitetin e tyre politik. Ka lidhje me hakmarrjen primitive politike të Kryeministrit!Nuk bllokohen sot kundërshtarët të konkurrojnë! Diktatura e Proletariatit është rrëzuar njëherë e mirë nga sistemi politik dhe juridik i Shqipërisë” shkruan Manjani në fb.

Manjani i sugjeron KQZ të respektojë Kushtetutën dhe ligjin e jo udhëzimet e diktaturës së proletariatit të Kryeministrit!

“Duhet rrefuzuar ai palo Udhëzim!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat