“U nis vajza”, si flisnin mes tyre grabitësit e bankave

Shqipëria

“U nis vajza”, si flisnin mes tyre grabitësit e bankave

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 09:00
Grabitja në Rinas

“U nis vajza”. Neim Avdulaj, ish-komandoja i arrestuar si një nga autorët e grabitjes së 3.2 milionë dollarëve në rrugën e Rinasit, ka dërguar këtë tekst përmes aplikacionit “Whatsapp” te një prej të dyshuarve të tjerë, të pozicionuar ndërkohë pranë vendit ku u bë grabitja.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, ky ka qenë mesazhi i koduar, përmes të cilit të dyshuarit si bashkëpunëtorë të tij kanë mësuar se eskorta që do të transportonte paratë drejt Rinasit.

Referuar hetimit, në momentin e dërgimit Avdulaj ka qenë i ulur në një kafene përballë bankës së nivelit të dytë, nga ku kishte pamje të plotë mbi lëvizjet në institucionin financiar.

Detajet janë lexuar nga përfaqësuesit e Prokurorisë gjatë seancave gjyqësore për dy të arrestuarit e tjerë të grabitjes së Rinasit, Neim Avdulaj dhe Ernest Kupa. Sipas Prokurorisë, përveç informatorit, i dyshuari Avdulaj ka studiuar për muaj të tërë vendin ku do të bëhej grabitja.

Për gati 8 muaj ai dyshohet se ka “inspektuar” aksin kthesa e Kasharit-Rinas për të gjetur vendin më të përshtatshëm për t’i bërë pritë eskortës së blindave të bankës. Po ashtu, për shkak të shpeshtësisë së kalimit të eskortave që transportojnë vlera monetare në këtë rrugë, ai ka vërejtur mënyrën e lëvizjes së tyre, numrin e automjeteve nga të cilat shoqëroheshin, si dhe shpejtësinë e lëvizjes në segmente të caktuara të rrugës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat