"Dua internet në qeli!" 31 vjeçari paraqet kërkesën e pazakontë në burgun e Fierit

Shqipëria

"Dua internet në qeli!" 31 vjeçari paraqet kërkesën e pazakontë në burgun e Fierit

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 17:31
Ilustrim

Të burgosurit në Shqipëri duket se po mendojnë si të përmirësojnë vetë kushtet e tyre nga qelitë ku vuajnë dënimet.

I tillë duket të jetë rasti i një 31 vjeçari në Fier. Bëhet fjalë për të dënuarin me iniciale R.U 31 vjeç, i cili ka kërkuar që të ketë internet në dhomë.

Ai madje kishte futur ilegalisht një modem për t’u lidhur me internet. Por, gardianët ja zbuluan në momentin kur po tentonte ta fuste në qelinë e tij. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat