Arrestimi i 4 grabitësve të Qafë Kasharit nga policia, jehonë në mediat e huaja

Shqipëria

Arrestimi i 4 grabitësve të Qafë Kasharit nga policia, jehonë në mediat e huaja

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 22:48
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri

Arrestimi i 4 grabitësve si dhe shpallja në kërkim e dy të tjerëve nga ana e Policisë për 2 grabitjet aksin pranë Qafë Kasharit ka gjetur jehonë madhe në shtypin e huaj.
Prestigjozet britanike si ‘Daily Mail’ dhe agjencia e lajmeve ‘Reuters’ kanë raportuar detaje nga ky operacion i policisë shqiptare.

‘Daily Mail’ nis artikullin me titullin: Policia shqiptare arreston 4 të dyshuar për grabitjen e furgonit. Sipas saj, policia ka arritur të prangosi katër nga anëtarët e bandës si dhe të rikuperojë një pjesë të parave të grabitura.

Agjencia e lajmeve ‘Reuters’ citon Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili tha se personat që merren me sigurinë e transportit të parave nuk mund të jenë heronj nëse paguhen me rroga shumë të ulëta.

Lajmi për arrestimin e autorëve është raportuar edhe në YAHOO.NEWS e cila citon Drejtorin e Policisë së Tiranës Ervin Hodaj. Ai thekson se policia ka arritur të vërtetojë se të arrestuarit janë të lidhur me grabitjen dhe me vjedhjen e ndodhur në po të njëjtin vend në vitin 2015.

YAHOO.NEWS nënvizon faktin se grabitësve i  janë gjetur edhe sasi të konsiderueshme parash në valuta të huaja si dhe lekë shqiptare të cilat korrespondojnë me paratë që banka po i transportonte jashtë vendit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat