Parashikimi i motit, ja si do të jetë java e ardhshme

Shqipëria

Parashikimi i motit, ja si do të jetë java e ardhshme

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 23:41
Ilustrim

Fundjava ka sjellë në Shqipëri reshje shiu. Gjatë mbrëmjes së ditës së shtunë, zonat veriore e qendrore të vendit rrezikohen nga shira të dobët e afatshkurtër.

Të dielën në mesditë do të ketë fuqizim të vranësirave, për pasoje edhe shtim të reshjeve në Veri e Qendër, por reshje te dobëta në zonat jugore.

Java tjetër nis me diell. Sipas meteorologëve do të ketë një ulje të temperaturave, sidomos në vlerat minimale.Të premten e javës që vjen do të ketë një rritje të temperaturave ku parashikohet që maksimalja të arrijnë në 28 gradë celsius. Dita e shtunë e javës tjetër gjithashtu do të sjellë shi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat