Ristani: Për grevën e urisë vendos kryesia e PD

Shqipëria

Ristani: Për grevën e urisë vendos kryesia e PD

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 13:54
Arben Ristani

Sekretari i PD, Arben Ristani tha se mundësinë e grevës e vendos kryesia e PD. Ai tha se të gjitha metodat janë të mundshme, ndërsa tha se do të vazhdojnë të qëndrojnë aty deri në krijimin e një qeverie teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ristani: “Vazhdon vendosmëria, objektivi jonë është që të arrijmë të shkojmë në zgjedhjet e ardhshme me një qeveri teknike që siguron sgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo vepritmari do të vazhdojë deri në arritjen e objektivit. Do të ketë aktivitete të tjera që do të shtohen”

I pyetur për mundësinë e grevës së urisë, Ristani tha:

“Të gjitha metodat janë për t’u bërë, kjo është një vendim që do ta marrë kryesia e PD. Njëherë për një herë do të vazhdojmë në këtë formë duke pritur qytetarët.“

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat