Gjykata rrëzon padinë e KLSH për shpërdorim detyre ndaj Luzit

Shqipëria

Gjykata rrëzon padinë e KLSH për shpërdorim detyre ndaj Luzit

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 14:23
Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lefteri Luzi

Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Kontrollit të Lartë të Shtetit për hetimin e ish-kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lefteri Luzi.

Në kopjen e vendimit me datë 2 shkurt 2017 të siguruar nga Report Tv rezulton se gjyqtarja Vjollca Spahiu ka gjetur si të ligjshme veprimet e prokurorisë e cila pas verifikimit të kallëzimit të KLSH kish vendosur pushimin e hetimit.

 Shprehimisht në argumentet e Gjykatës sqarohet se “Gjykata arrin ne përfundimin se, argumentet e përdorura nga prokurori i çështjes për mosfillimin e procedimit penal, janë argumente që i përkasin ligjit material dhe atij procedural penal.

 Por për çfarë u padit ish kreu i KQZ?

KLSH në materialin kallëzues Nr.9001, datë 20.07.2013, kërkoi hetimin për “Shpërdorim detyre” ndaj shtetases Lefterie Luzi, kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për kryerjen e veprimeve në kundërshtim me ligjin, gjatë procedurave të ndjekura për ngritjen e sistemit të verifikimit dhe regjistrimit të zgjedhësve (SEV) dhe sistemit elektronik të numërimit (SEN), në zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të cilat u zhvilluan në datë 23.06.2013.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat