Manjani 'shuplakë' të fortë Tahirit për grabitjen në Rinas...e bën 'autor'!

Shqipëria

Manjani 'shuplakë' të fortë Tahirit për grabitjen në Rinas...e bën 'autor'!

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 19:21
Ylli Manjani

Edhe pse nuk është më ministër i Drejtësisë, Ylli Manjani nuk ka ndalur sulmin ndaj Policisë së Shtetit.

Në kritikat e vazhdueshme që ai ka pasur ndaj  kryeministrit Edi Rama dhe ministrave socialist, Saimir Tahiri ka qenë më i shigjetuari prej tij. Këtë radhë, përmes një statusi në rrjetin social Tëitter, Manjani, ka sulmuar Policinë në lidhje me grabitjen e ndodhur më 9 shkurt në Qafë-Kashar, pranë Rinasit. Ish-ministri bën një akuzë të fortë kur implikon në këtë grabitje vetë policinë. Ai thotë se ata i kanë grabitur vetë paratë, dhe tashmë sipas tij po luhet me skenarin e gjetjes së parave të bankës së nivelit të dytë.

“Qënka kapur edhe një tenxhere me para sot! Urime! I marrin me furgon e i kthejnë me tenxhere..! Duhen ende tenxhere të tjera...”, shkruan Manjani në mënyrë ironike.

Deri më ani për grabitjen e ndodhur janë vënë në pranga 5 persona, disa prej të cilëve kanë pranuar autorësinë dhe sipas policisë kanë treguar edhe se ku i kanë fshehur një pjesë të parave. Më 9 shkurt dy makinave blind të bnakës ju bë pritë nga autorët të cilët u larguan me 3.2 milionë dollarë. Makinat u sulmuan teksa ishin duke i trnasportuar paratë për në aeroportin e Rinasit, dhe të gjithë shoqëruesit e parave ishin të kompanisë private të Sigurisë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat