Panariti në Gjermani, nënshkruhet marrëveshja për mbështetje financiare në Bujqësi

Shqipëria

Panariti në Gjermani, nënshkruhet marrëveshja për mbështetje financiare në Bujqësi

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 21:32
Pamje nga takimi bilateral i Panaritit

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ishte sot për një vizitë zyrtare ku u takua me Sekretaren e Shtetit të Bujqësisë së landit të Baden Wurtenberg, Friedlinde Gur-Hirsch dhe anëtaren e Komisionit të Bujqësisë, Kordula Kovaç.

Gjatë takimit bilateral, u nënshkrua edhe marrëveshja sipas së cilës, Gjermania do të ofrojë mbështetje dhe asistencë financiare për vendin tonë në fushën e vreshtarisë dhe verërave.

Në bazë të kësaj marrëveshje, tashmë pala gjermane do të dërgojë, në mbështetje të fermerëve shqiptarë, makineri dhe pajisje teknologjike bujqësore.   

Po ashtu gjatë takimit me zyrtarët gjermanë, Panariti mori mbështetjen për asistencë juridike nga ana e qeverisë gjermane për akses në fondet evropiane të paraderimit në BE.  Synimi i këtyre marrëveshjeve është promovimi i autoktone të verës shqiptare duke organizuar ashtuquajturat "rrugët e verës në të gjithë vendin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat