Kokëdhima: “Zgjidhja” po ngre struktura në të gjithë Shqipërinë

Shqipëria

Kokëdhima: “Zgjidhja” po ngre struktura në të gjithë Shqipërinë

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 07:14
Koço Kokëdhima

Politikani dhe botuesi Koço Kokëdhima ka shkruar në rrjetin e tij social “Facebook” se “Zgjidhja” po ngre struktura në të gjithë Shqipërinë.

Kokëdhima ka folur përpara qytetarëve të Elbasanit, për mënyrën sesi do të regjistrohen anëtarët dhe mbështetësit e kësaj partie politike.

“Socialistëve të Elbasanit u thashë se ‘Zgjidhja’ po ngre strukturat e veta në të gjithë Shqipërinë. Ajo po regjistron anëtarët dhe mbështetësit. Anëtarët e ‘Zgjidhjes’ janë njëkohësisht anëtarë të Partisë Socialiste, ndërsa mbështetësit nuk është e nevojshme të jenë anëtarë të Partisë Socialiste. Mbështetësit e ”Zgjidhjes” janë qytetarë pa parti. Në bazë do të ngrihen grupet lokale të “Zgjidhjes”. Grupet lokale ngrihen me anëtarë dhe mbështetës mbi bazë qendre votimi, mbi bazë territori, lagjeje, qyteti apo fshati, mbi bazën e grupeve të interesit, mbi qendra prodhimi e edukimi dhe lirisht mbi bazë njohjesh”, shkruan ai në “Facebook.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat