Noka replikon me Ramën: Të lidhësh protestën për demokraci me Vetingun, je i pashpresë

Shqipëria

Noka replikon me Ramën: Të lidhësh protestën për demokraci me Vetingun, je i pashpresë

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 09:22
Pamje nga protesta e PD-së, Shqipëri

Deputeti demokrat Flamur Noka  ka deklaruar sot se “të lidhësh protestën me me Vetingun do të thotë të jesh i pashpresë” duke i kthyer kështu përgjigje në distancë, deklaratës së Kryeministrit Edi Rama të një dite më parë. "Ai tenton ta kalojë vëmendjen nga liria e demokracia, tek një çështje si Vetingu".

“Ne vendosëm të organizojmë protestën më të madhe që njeh historia e demokracisë në Shqipërisë, - tha Noka sot nga protesta,-  për të rrëzuar një qeveri që dikur quhej diktaturë e proletariatit dhe tani diktaturë e mafies dhe kartelit të drogës dhe pas kësaj dite, ne do të konsiderojmë intensifikimin e saj.

Të lidhësh protestën me Vetingun do të thotë të jesh i pashpresë; Vetingu ka kaluar tashmë, Reforma në Drejtësi është në proces. Populli opozitar nuk ka lidhje me përrallat e zotit Rama.  Ai tenton të kalojë vëmendjen nga liria e demokracia tek një çështje si Vetingu."

I pyetur nga mediat për ftesën drejtuar LSI-së për t’iu bashkuar protestës,  Noka shpjegoi se “ne nuk nuk kemi kërkuar qeveri PD-LSI, por qeveri teknike. Qeveria duhet të mendojë nëse do të vazhdojë të mbajë këtë klikë kriminale në këmbë apo do të shpëtojë fytyrën e saj.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat