Rama porosi për deputetët e PS-së: Lerini të protestojnë demokratët, ju merruni me zgjedhjet

Shqipëria

Rama porosi për deputetët e PS-së: Lerini të protestojnë demokratët, ju merruni me zgjedhjet

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 14:41
Kryeministri Edi Rama

Kreu i PS-së, Edi Rama ka nisur javën me mbledhjen e grupit parlamentar, ku dhe ka dhënë porositë për të majtët edhe në lidhje me protestën që po zhvillohet prej tre ditësh përpara Kryeministrisë. Ai u ka kërkuar deputetëve të grupit të vazhdojnë punën siç kanë bërë deri më tani duke i kushtuar më shumë rëndësi zgjedhjeve të 18 qershorit. Për këtë sipas Ramës ata duhet të fokusohen më shumë në terren sesa të merren me çështjet e opozitës. “Mos u merrni me protestën, por dilni në terreni dhe punoni për zgjedhjet. Shpërndahuni në zonat tuaja së bashku me të deleguarit në qarqe”, mësohet të jetë shprehur Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat