PD kërkon qeveri teknike, Patozi ka tjetër mendim

Shqipëria

PD kërkon qeveri teknike, Patozi ka tjetër mendim

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 16:48
Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi

Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi nuk bie dakord me ftesën që ish-kryeministri Sali Berisha bëri në drejtim të LSI-së, për krijimin e një qeverie teknike pa Ramën kryeministër.

Patozi ka shkuar edhe më larg, duke thënë se qeveria është një dhe se të dyja forcat politike në koalicion janë bashkëfajtore për gjendjen e rëndë në vend.

“Kjo protestë po zhvillohet kundër qeverisë dhe për mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ne besojmë se shqiptarët kërkojnë zgjedhje të lira, shumë më tepër nga partitë politike, përfshirë këtu edhe LSI-në. Unë do të isha i fundit që do të përqafoja idenë e një koalicioni me LSI-në”, ka thënë Patozi për “Abc News”.

Një ditë më parë, ish-kryeministri i vendit Sali Berisha iu bëri thirrje të gjitha forcave politike në vend, duke përfshirë edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, që të bashkohen për të rrëzuar Ramën nga pushteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat