Eurodeputeti jep mesazhet e para për situatën politike në Shqipëri

Shqipëria

Eurodeputeti jep mesazhet e para për situatën politike në Shqipëri

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 12:15
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein

Takimin e parë në Tiranën zyrtare, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein e pati me ambasadoren e BE-së në vendin tonë, Romana Vlahutin dhe atë të Amerikiës, Donald Lu.

Kështu, eurodeputerti gjerman nisi vizitën zyrtare tre ditore në Shqipëri. Nën shoqërinë e kryediplomates së Bashkimit Evropian, Fleckenstein, zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama, në zyrën e tij. Theksojmë se para goditës së kryeministrisë, opozita shqiptare ndodhet në ditën e katër të protestës, e cila tashmë mbahet brenda një cadre të madhe që ka mbledhur drejtues politikë të opozitës dhe qytetarë.

Për eurodeputetin, negociatat politike duhen zhvilluar në Parlament. Kështu, ai del kundër vendimit të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj për të bojkotuar Kuvendin. Opozita mori vendim të vijojë protestën deri në rrëzimin e qeverisë Rama dhe ngritjen e një qeverie teknikë për të garantuar zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme më 18 qershor. Sipas kryedemokratit Lulzim Basha ka sinjale të kësaj qeveri për t’i vjedhur zgjedhjet, ndaj protesta e tyre ka qëllim ta parandojë këtë akt.

“Protesta duket e qetë. Do takoj Bashën dhe do diskutojmë, por nuk do negocioj. Dëshiroj që gjithë puna dhe negociatat mes partive politike duhet të bëhen në Kuvend sepse vendi i çdo force është në parlament’, tha Fleckenstein pas takimit të parë me Vlahutin.

Më herët përmes një statusi në rrjetet sociale Knut Fleckenstein u shpreh se axhenda në Shqipëri është e vështirë dhe se bisedimet janë serioze. Gjatë ditës së djeshme në një intervistë për DW eurodeputeti gjerman theksoi se zgjedhjet e qershorit janë moment kyç për hapjen e bisedimeve.

Axhenda e takimeve do të vijojë me një takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta në orën 11:45. Në orën 15:45, eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein do të zhvillojë një takim me Ministren e Integrimit, Klajda Gjosha ndërsa mësohet se në orët e pasdites pritet të ketë një takim edhe me kreun  e opozitës Lulzim Basha, por nuk ka një orar të përcaktuar. Por ajo që mëson media, është se Flackenstein nuk ka pranuar që takimi të mbahet nën cadrën e protestës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat